Partia Socialiste i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar. Zëdhënësja e partisë, Silda Çepe, u shpreh se 11 maji është dita e shqiptarëve e për këtë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.