Edhe pse i mbijetoi votëbesimit në grupin parlamentar të partisë së tij konservatore, Kryeministri britanik Boris Johnson, kërkon ta mbyllë këtë kapitull vështirësish qeverisëse, ndërkohë që kundërshtarët e tij dhe analistët politikë mendojnë se kryeministri i ka muajt e numëruar, siç tregon historia politike e shumë pararadhësve të tij, të cilët janë larguar ose janë dorëhequr nga posti pas mocioneve të tilla edhe kur i kanë fituar ato.