Top Channel/ Jo vetëm “grekja”, Katari mijëra 260 mijë paundë edhe deputetëve britanikë!
14/12/2022 19:04

Skandali i korrupsionit në Bruksel po shtrihet, e sipas Politico.eu, afera ka prekur edhe deputetë britanikë. Qeveria e Katarit, thuhet të ketë shpenzuar 260 mijë paundë për dhurata e udhëtime, të cilat i janë ofruar falas ligjvënesve anglezë përpara së të zhvillohej Kupa e Botës. Udhëtimet ishin deklaruar në përputhje me rregullat parlamentare, por aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre. “Asnjë politikan nuk duhet të kishte marrë para ose të fitonte udhëtime luksoze falas nga Katari. Në vend të kësaj, deputetët duhet të ngrinin zerin e te flisnin abuzimeve të përhapura të të drejtave të njeriut nga regjimi i Dohas”, tha Sasha Desmook, shefe ekzekutive e Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar. Rose Whiffen e Transparency International U.K u shpreh po kështu se : "Deputetët duhet të pyesin veten përse qeveritë me të dhëna të dobëta të të drejtave të njeriut po u ofronin atyre udhëtime të paguara jashtë vendit, përpara se të vendosin se ishte e drejtë t'i pranonin ato oferta. " Ndonëse nuk ka prova për ryshfet për ligjvënësit e e Mbretërisë së Bashkuar, disa deputetë që përfituan nga shteti i Gjirit i cili është organizuesi i kampionatit Botëror, janë kritikuar nixtje debatesh ne Dhomën e Komunave, në të cilat ata vetë kanë vlerësuar autoritetet e Katarit për situatën e të drejateve te njeriut. Njëri prej tyre, Alun Cairns, mbajti madje një fjalim për këtë vend në muajin tetor ku përshëndeti përparimin në të drejtat e njeriut, e përmendi dhe fjalet e Nelson Mandelës se “sporti mund të ndryshojë botën” . Analiza e Politico thekson se si pjesë e një hetimi më të gjerë, Alun Cairns e vizitoi Katarin dy herë në vitin 2022, duke bërë udhëtime me një vlerë totale prej 9,323 paund , përfshirë fluturimet, akomodimin dhe ushqimin. Pamjet: AFP

Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14