Një italiane u shoqërua nga policia e Vlorës për vjedhje në një dyqan bizhuterish. 46-vjeçarja Emanuela Massaro nga Brindisi shfaqet në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë në dyqanin në lagjen “Pavarësia 3”. Bashkë me shoqet hutojnë shitësen për t’i vjedhur një byzylyk me diamantë me vlerë prej 26.500 mijë lekë, të cilin 46-vjeçarja e merr e fut fshehtas në xhep. Shitësja e dyqanit tregon momentet kur tre italianet i hynë në dyqan dhe si e kuptoi se mungonte bizhuteria.