Ka mbërritur tashmë në tryezën e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan ai që njihet si “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”. Projektligji me 12 nene nënvizon vec të tjerash se “është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të mos ndjekë asnjë nismë që mbështet shkëmbimin e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor, si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shteteve të rajonit”.