Në Prishtinë, për të pestën natë me radhë ka vazhduar protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Siç raporotn korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami, protestuesit shpalosën flamur kombëtar me emblemën e UÇK-së, derisa brohorisnin “jo në emrin tim”. Para mijëra protestuesve foli veterani i luftës Bekim Shyti që e quajti aktgjykimin padrejtësi.