Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07/2025 19:59

Duke nisur nga 1 korriku fillon zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e kredive që japin bankat ndaj kredive për shtëpi. Qytetarët nuk do të marrin më kredi pa limit. Për të gjithë qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë do të jepet një shumë sa 85% e vlerës së banesës. Ndërsa për ata qytetarë të cilët duan të marrin kredi në valutë do të jepet sa 75% e vlerës totale. Përveç tavaneve të kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime edhe për sa i përket peshës që duhet të zërë kredia në të ardhurat e qytetarit. Kështu, kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredi marrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj. Një vendim i tillë erdhi pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandoi Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme. Në 2024 në 54.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe 545 milionë euro arriti kredia e re për blerje banesash.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57