Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e artikuloi hapur se Ukraina tashmë ka një "perspektivë shumë të qartë europiane" pas vendimit të Bashkimit Evropian për t'i dhënë statusin e vendit kandidat. Ukraina është një vend kandidat për t'u bashkuar me Bashkimin Europian diçka që dukej pothuajse e paimagjinueshme vetëm pesë muaj më pare. Pra, sot është para së gjithash, një arsye për të festuar këtë moment historik, një fitore e vendosmërisë dhe një fitore për të gjithë lëvizjen që filloi tetë vjet më parë në Maidan.