Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pësoi një humbje të rëndë në referendumin dy ditor mbi reformën e drejtësisë, ku rreth 54% e votuesve italianë refuzuan ndryshimet, ndërsa vetëm 46% votuan pro. Në një video në Instagram, Meloni pranoi rezultatin duke thënë: “Italianët vendosën. Ne do ta respektojmë këtë vendim.”