Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve u hapën në të gjithë Gjermaninë me stendat e tyre të famshme prej druri me verë të nxehtë, salçiçe të pjekura në skarë ose mollë të karamelizuara. Por momenti që sjell më pranë frymën e festave të fundvitit, u shoqërua me një shtim të ndjeshëm të masave të sigurisë, në një kohë kur kujtimet e dy sulmeve vdekjeprurëse në tregje të tilla janë ende të freskëta për shumë gjermanë.