Zagoria një prej krahinave më të thella në bashkinë e Libohovës është duke njohur këtë vit interes prej vizitorëve të aventurës. Zona megjithëse ende e paaksesueshme për turizmin kulturor dhe natyror po bën përpjekje për të sjellë në vëmendje asetet e traditës, trashëgimisë dhe natyrës. Në panairin lokal “Jeto Natyrën” që erdhi në edicionin e tij të dytë e u mbajt në fushën e Çajupit banorët ekpozuan produkte të zonës që deri tani janë pak të promovuara.