Top Channel/ “Jeta në Gjadër, në rrezik”! Alarmi i dy politikaneve italiane për emigrantët
02/05/2025 22:34

Teksa në kampin e Gjadrit mbërriti këtë të premte kontingjenti i dytë me 15 emigrantë, opozita italiane ngre shqetësimin për sigurinë. “Jeta dhe siguria e emigrantëve në kampin e Gjadrit, në Shqipëri, është në rrezik”! Kështu u shprehën eurodeputetja Cecilia Strada dhe deputetja e Partisë Demokratike në Itali, Rachele Scarpa, të cilat i kërkuan Këshillit të Evropës që të ndërhyjë me urgjencë, pasi sipas tyre, po shkelen të drejtat themelore të emigrantëve. Sipas eurodeputetes dhe deputetes italiane, në gjatë 13 ditëve monitorim në Gjadër, që po shërben si Qendër Paraburgimi për emigrantët që presin të riatdhesohen, janë shënuar afërsisht 10 tentativa vetëvrasjeje. “E pamë qendrën me sytë tanë, folëm me pothuajse të gjithë personat e ndaluar në dy javët e para dhe konsultuam në thellësi regjistrin e ngjarjeve kritike, duke zbuluar një pamje shumë serioze. Ekspertët e Këshillit të Evropës duhet të bëjnë një vizitë urgjente, për të hetuar legjitimitetin dhe proporcionalitetin e këtyre masave”, theksojnë dy parlamentaret në një raport me shkrim, pas inspektimit në kampin e Gjadrit. “Më shqetësuese”, shprehen politikanet italiane, “është gjendja psiko-fizike e emigrantëve të mbyllur në kamp, pasi në dy javë, janë regjistruar 35 ngjarje kritike, kryesisht akte të rënda të vetëlëndimit, deri në tentativë vetëvrasjeje”.

Top Channel/ “E sollën të pajetë”/ Mjekët në Vlorë tregojnë se çfarë ndodhi me 42-vjeçarin
27/12 20:04
Top Channel/ Digjen autobusët, ndodheshin në Fllakë të Durrësit. Zjarrfikësit ndalin zjarrin
27/12 19:53
Top Channel/ Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
27/12 19:30
Top News- Shqiptari shpëton nga deportimi nga Anglia, shkak partnerja që “nuk fliste shqip”
27/12 19:00
Top Channel/ Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, mjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë
27/12 18:39
Top News- Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun është krahu i djathtë i Rrajave, detajet
27/12 18:26
Top Channel/ Digjen dhjetëra autobusë të parkuar në zonën e Fllakës në Durrës,ndërhyjnë zjarrfikësit
27/12 15:39
Top Channel/ Nga shtëpia deri në Lapland/ Ku i festojnë shqiptarët natën e Vitit të Ri
27/12 15:13
Top Channel/ Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët
27/12 15:11
Top Channel/ BKH, 54 kontrolle për “Ballukun”/ Dolën dhe 20 urdhërkontrolle për zyrtarët shtetërorë
27/12 15:05
Top News- Shkrumbohen njëri pas tjetrit autobusët urbanë në Durrës, zjarr i madh në Durrës
27/12 15:03
Top Channel/ Vdekja e 42-vjeçarit, mjeku i urgjencës rrëfen momentin kur viktima mbërriti në spital
27/12 14:52
Top News- Shiste fishekzjarrë në Vlorë/ Procedohet 31-vjeçarja, sekuestrohen lëndët piroteknike
27/12 14:41
Top News- Zjarr i madh në një biznes në Durrës. tymi i zi mbulon zonën
27/12 13:58
Top News- Flakët shkrumbojnë autobusët urbanë në Durrës, digjen disa, mijëra lekë dëm
27/12 13:57
Top Channel/ Zjarr në një biznes në zonën e Fllakës, pamje nga vendngjarja
27/12 13:56
Top News- Llaç e tulla tek “Ura e Vashës”, 44-vjeçari s’pyet për monumentin e kulturës/ Arrestohet
27/12 13:21
Top Channel/ “Mallkimi” gjatë festave! Elbasani vuan nga trafiku, veçanërisht gjatë fundjavave
27/12 12:54
Top Channel/ Durrësi, destinacion për festa! Hotelet në bregdet mbushen me shqiptarë dhe të huaj
27/12 12:42
Top Channel/ Elbasan-Cërrik, mbushet me gropa, 6 vite pas përfundimit të rrugës, probleme serioze
27/12 12:42
DIGITALB DIGITALB