Gara për zhvillimin e modeleve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale po shoqërohet me paralajmërime të forta nga vetë drejtuesit e kompanive teknologjike. Dario Amodei, drejtuesi i Anthropic, ka bërë thirrje që ritmi i zhvillimit të modeleve të avancuara të ngadalësohet dhe që procesi të shoqërohet me kontrolle më të forta sigurie. Në një reagim të bwrw të shtunën, Amodei argumenton se zhvillimi i AI nuk duhet ndalur, por kompanive dhe qeverive duhet t'u jepet më shumë kohë për të identifikuar dhe kufizuar rreziqet. Ai propozon tre masa kryesore: monitorim të pavarur gjatë ndërtimit të modeleve, rregulla të përbashkëta për industrinë dhe një kuadër global rregullator.