Top Channel/ Jepen masat për krimin në Sarandë, mbetet në qeli Konstandin Vogli
11/05/2026 19:57

Janë zhvilluar mesditën e sotme, njëra pas tjetrës, seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe 50-vjeçarit Tori Ruci alias Viktor Ruci. Ishte pikërisht konflikti i pronësisë së këtyre dy personave, për një Beach-Bar në bregdetin e Bashkisë Himarë, ai që degjeneroi më pas në sherr me sende të forta e deri në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë të Sarandës, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo. I pari që doli para togave të zeza ishte 50-vjeçari Tori Ruci. Ai ishte ndaluar nga policia ditën e shtunë, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Moskallzim i krimit”. Gjatë seancës për verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës, Gjyqtari Mikel Hysometaj vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi ”, duke detyruar të dyshuarin të mos largohet nga banesa e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. Ruci rezulton i dënuar edhe më parë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Më pas prokurorja e çështjes Armida Kaçi dhe gjyqtari Mikel Hysometaj u zhvendosëm në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, ku mbahet i shtruar nën masa sigurie, 31-vjeçari Kostandin Vogli, i plagosur me armë zjarri në këmbë. Prokurorja kishte ngritur ndaj tij tre akuza, konkretisht “Moskallzim i krimit”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja” e kryer në bashkëounim. Gjyqtari Mikel Hysometaj pranoi kërkesën e Prokurores Kaçi për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj 31-vjeçarit. Megjithëse masa u caktua për akuzat e ngritura nga Prokuroria, Gjykata ndau një qëndrim të kundërt me Prokurorin sa i përket çështjes veshjes së faktit juridik. Për Gjykatën cilësimi i duhur ligjor deri në këto momente, mbi bazën e akteve të paraqitura, duhet të ishte “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Moskallëzim i krimit” dhe “Shkatërrimi i pronës” kryer në bashkëpunim.

Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33