Të gjithë familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lek më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi i miratuar nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë nis zbatimin nga data 1 shkurt 2025. Kryeministri Edi Rama së bashku me zv/kryeministren dhe njëherësh ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mbajtën një konferencë të përbashkët ku ndanë më shumë detaje rreth vendimit.