Top Channel/ “Jemi policia”, grabitësit me armë terror të moshuarve. Shkëmbejnë zjarr me policinë
09/12/2023 22:07

Tentativa për të grabitur banesën e dy të moshuarve në fshatin Prush të Tiranës, ka shkuar keq. Grabitësit, tre persona të armatosur kanë hyrë në banesën e çiftit të moshuar duke u hequr si policë. Nën kërcënimin e armëve, rreth orës 19 e 13 minuta të së shtunës, grabitësit i kanë ulur në tokë të moshuarit dhe kanë kërkuar për para. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë në pak sekonda pasi kanë dëgjuar zhurmën dhe britmat e pazakonta në shtëpinë e çiftit. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre, ndërsa forcat e policisë i janë kundërpërgjigjur. Shkëmbimi i zjarrit nuk ka mjaftuar që të neutralizonte tre grabitësit. Policia e Tiranës e shoqëruar nga Forcat Renea dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës duke ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ndaj çiftit të moshuar ka pasur kërcënime, por nuk është ushtruar dhunë thotë policia. Megjithatë të dy, ata janë të traumatizuar dhe nuk kanë mundur të identifikojnë asnjërin prej personave që tentuan të grabisin banesën e tyre.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19