Kryeministri Edi Rama e quajti uljen e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, vendimin e kësaj të mërkure nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë. Shqipëria ul çmimin e energjisë në një kohë kur Rajoni dhe Evropa e ka rritur, theksoi kreu i qeverisë. Sipas Ramës, tashmë synimi i qeverisë është kthimi i vendit në eksportues neto brenda mandatit të katërt.