“Serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë”: me thirrje të tilla, tubues serbë kanë dalë në rrugët e disa qyteteve malazeze, në një marshim që synon të përcjellë mbështetje për agresionin ushtarak rus në Ukrainë. Demonstruesit kanë dalë hapur në krah të presidentit rus Vladimir Putin, thonë mediat në Kosovë, të cilat citojnë një analist malazez, Ljubomir Filipovic, të pohojë se serbët atje, praktikisht ëndërrojnë skenarin ukrainas edhe për Malin e Zi.