Studiuesi Mark Marku, mik i Ismail Kadaresë ka folur sot për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe që mbylli sytë në moshën 88-vjeçare. Në një intervistë për gazetaren Jetona Koçibelli në Top Channel, Mark Marku tha se jemi me fat të gjithë ne që jetuam në epokën e tij, pasi ishte shkrimtari më i rëndësishëm i dy shekujve të fundit që ngriti letërsinë shqiptare në nivele botërore. Mark Marku tregon edhe takimin e fundit me Kadarenë.