Top Channel/ Jemen, “Pusi i ferrit” -gropë misterioze në shkretëtirë që nuk i duket fundi!
22/06/2021 12:58

I rrethuar nga misteri e rrëfenja demonësh, Pusi i Barhutit në lindje të Jemenit, qe njihet ndryshe dhe si “Pusi i ferrit”, ngjall kërshëri të madhe. E ndodhur shume pranë kufirit me Omanin, kjo grope gjigande në shkretëtirën e Al-Mahras, është 30 metra e gjerë dhe ndoshta 250 e thellë. Gojëdhënat vendase thonë se ajo u krijua si burg për demonët, një reputacion ky të cilin e ushqenë dhe era e rëndë që ngjitet nga thellësia. Zyrtarët jemenitë nuk dine ta thonë se cfarë ka në fund të këtij pusi. “ Nuk kemi mbërritur kurrë deri në fundin e tij sepse ka shumë pak oksigjen dhe aspak ventilim”, shprehet drejtori i Institutit vendas të Gjeolologjisë, Salah Babhair. “ E kemi vizituar zonën dhe kemi hyrë në këtë pus por nuk jemi ulur dot me shumë se 50 apo 60 metra. Kishte gjëra të cuditeshme aty brenda. Një erë e fortë që të shponte hundët..një situatë mjaft misterioze”, vazhdon ai. Babhair pretendon se pusi është miliona vjecar. Shumë prej vendasve jo vetëm nuk e vizitojnë, por përpiqen as të mos flasin për të, të bindur se oguri i keq që sjell ky pus mund të kërcënojë vetë jetën në Tokë. Sa për fatin e keq, jemenitëve ai nuk u ka munguar. Vendi është përfshirë që prej 2014-tës në një luftë të përgjakshme civile mes qeverisë dhe rebelëve Huthi, dhe sot vuan prej njërës prej krizave më të rënda humanitare në botë.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07