Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë disa vjeçare në martesë të dielën, ndërsa në altar i shoqëronte djali i tyre i vogël Krid. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh e shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalë të ndjera zemre ishin ato të Elgit Dodës i cili e konsideroi Klean si yllin më të bukur mes miliarda yjeve dhe që shkëlqen më shumë se kushdo.