Java Kulturore Hungareze në Tiranë vjen me një sërë aktivitetesh. Festivali “Hungarissimo” nisi më 2 nëntor me çeljen e një ekspozite të artistes hungareze Anna Konya. Ekspozita me vepra të artit abstrakt, e tematizuar rreth konceptit të lirisë, do të jetë e hapur për publikun te MHK përgjatë gjithë Javës Kulturore Hungareze deri në 6 nëntor. Gjithashtu sporti dhe muzika do të ndërthuren në eventin “Chess ‘n Jazz” .