Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë mbërritur në stacionin francez. Duke filluar prej të hënës, koncerte, ekspozita, shfaqje, kulinari, lojëra, dhe argëtimi francez do të shpërndahen në disa aktivitete. Tek Piramida u cel ekspozita e skulpturës “Richard Orlinski” dhe njëkoësisht u hap “KubFranceTirana”, ndërsa të gjithë adhuruesit e muzikës do të kenë mundësinë të dëgjojnë Dj Dylan Dylan.