Në Gjirokastër ka nisur një cikël 10 ditor festimesh në kuadër të javës së gjuhës dhe kulturës italiane një traditë që ka nisur që prej vitit 2001. Festimet u çelën me ekspozitën në pikturë të Gazmend Koçollarit “Nën heshtjen e dritës” dhe u pasuan në mbrëmje nga muzika e bandës së xhazit Motel Kaiju drejtuar nga Niccolo Faraci. Një dokumentar kushtuar gjurmëve evidente të arkitekturës italiane u shfaq për të pranishmit në kalanë e qytetit.