Nëse dikush mendonte se pas zgjedhjeve të 25 Prillit politika shqiptare do të shkonte me pushime është gabuar! Termometri politik javën e ardhshme, pritet të rritet si asnjëherë më parë, duke nisur me votimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga parlamenti një ngjarje e paprecedentë për vendim tonë. Në kongresin e socialistëve Edi Rama pritet të shpalosë vizionit qeverisës të katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet për lidershipin e PD fundjavën e ardhshme, e vendosin Lulzim Bashën përpara një testi jo fort të lehtë për të vijuar drejtimin e PD por edhe për të ardhmen e tij në politikë.