Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani u bë imazh kryesor i të dy emrave të rëndësishëm të industrisë në javën e modës në New York: “MuaMua” dhe prestigjozes “Besfxxxk” (Bisfak). “MuaMua” firma që ka veshur yje si Avril Lavigne, Jennifer Lopez dhe Madonna bashkëpunoi me Ilirjanin për hapjen e sfilatës. Fustani me të cilin u hap sfilata e stilistit Jae hyuk u pagëzua me emrin “Ilirjani”.