Top Channel/ Java e modës në Athinë/ Stilistë grekë dhe serbë zgjedhin modelin shqiptar
06/11/2023 23:19

Kryeqyteti grek organizoi në fillim të nëntorit Javën e Modës, ku mikpriti stilistët dhe markat më të njohura, me qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e industrisë së modës. Në tri shfaqje të veçanta, nga data 1 deri në 4 nëntor, sfiloi modeli e aktivisti Elton Ilirjani. Stilisti i famshëm grek, Nikos Takis, përzgjodhi modelin me origjinë shqiptare për hapjen e javës së modës në Athinë. Me një kostum burrash me taka të larta në fillim dhe me një fustan të perëndeshe në mbyllje, Eltoni tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ndërsa u përzgjodh nga Getty Images, që e prezantoi në faqen zyrtare. Modeli solli në javën e 33-të të modës së kryeqytetit grek, një bashkëpunim me një stiliste serbe. Ai pozoi për Suzana Peric me një pjesë statuje në flori me dekoltenë e një femre të përgatitur nga artistët serbë. Edhe stilisti i mirënjohur nga Selaniku, Kostantinos Tsigaros e përzgjodhi Ilirjanin si në hapjen e sfilatës, ku prezantoi koleksionin e ri. Nuk mungoi as prezantimi i një koleksioni aksesorësh të Angelique Tsanis, e cila ndërthur studimet e saj në arkitekturë, pasionin për udhëtimet e dashurinë për modën për të krijuar bizhuteri luksoze. Java e Modës në Athinë zhvillohet dy herë në vit, çdo tetor-nëntor dhe mars-prill, duke shfaqur stilistë dhe marka të modës të njohura dhe të reja greke, duke ofruar një platformë për dizajnerët grekë që të lidhen me përfaqësuesit e mediave dhe blerësit e modës brenda dhe jashtë kufijve grekë. Pjesëmarrja e Ilirjanit në Javën e Modës në Athinë është një tjetër arritje për të, pas shfaqjeve ku bëri jo pak bujë në Javën e Modës në Londër, Neë York e Kosta Rika, shfaqje të cilat aktivisti i ka shfrytëzuar për të përcjellë mesazhe kundër diskriminimit gjinor.

Top News- 3 orë në pyetje në SPAK. Ardit Gjebrea: Sekret hetimor, por isha si person në dijeni
06/11 13:55
Top News – Fol me Kryeministrin! Rama hap portal për dialog me studentët
06/11 13:48
Top News – ‘Pse qeveri tranzitore, se doni ju?’. Zhupa dhe Balla përplasen te Kultura
06/11 13:45
Top News – “Po iku Rama, kush do të vijë?”. Berisha: Kjo është pyetje turpëruese
06/11 13:40
Top News – Rama inspekton ByPass-in e Tiranës/ Flet për shpronësimet dhe dobitë e projektit
06/11 13:34
Top News – Rama te ByPass i Tiranës: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas ligjit
06/11 13:17
Top News – 5 helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës, Nufi tregon ku do shpenzohet buxheti
06/11 13:03
Top Channel/ Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë
06/11 13:02
Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14
Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03
Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05