Situata paraqitet jashtë kontrollit në malin e Tërbunit në Pukë, ku zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë malor, kanë përparuar në zona të ndryshme të masivit pyjor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen për izolimin e vatrave. Mësohet se zjarri ka përfshirë edhe një banesë të braktisur, ndërsa vijojnë përpjekjet në terren për të frenuar përhapjen e flakëve. Forcat e angazhuara po punojnë për izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në zona të tjera, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të kushteve të terrenit dhe erës.