Deputeti i PD, Saimir Korreshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësime për gjendjen në Lushnjë, duke kritikuar investimet publike, sigurinë rrugore dhe menaxhimin e fondeve lokale me batuta dhe humor që solli të qeshura në sallën e Kuvendit. Ai u shpreh se, sipas tij, në zonë ka probleme të mëdha infrastrukturore dhe mungesë investimesh, duke përdorur edhe tone ironike ndaj autoriteteve.