Autoritetet japoneze njoftuan përdorimin e një termi të ri për ditët kur temperaturat arrijnë ose edhe i kapërcejnë 40 gradët Celsius. Pasi vendi përjetoi vitin e kaluar verën më të nxehtë në histori, në mediat vendase po përdoret termi “kokushobi”, që përkthehet si “ditë jashtëzakonisht e nxehtë”, “brutalisht e nxehtë” ose “mizorisht e nxehtë”.