Teksa Japonia përgatitet për mundësinë e një “megatërmeti’, autoritetet vendase i kanë bërë thirrje banorëve të shmangin blerjet e shfrenuara e të panevojshme. Njerëzit kanë vërshuar nëpër dyqane duke blerë gjëra më shumë sesa zakonisht, përfshirë edhe pajisje që shihen si të domosdoshme në kohë fatkeqësish.