Top Channel/ “Janë të paudhë”! Rama kritika opozitës, zbulon planin për legalizimet: Gati kriteret e reja
02/04/2026 19:53

Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Partisë Socialiste, që u mbajt në njësinë numër 14 në Tiranë, për legalizimet. Ai u shpreh se deri më tani janë bërë 300 mijë legalizime, por ka ende mijëra të tjerë që presin. Rama theksoi se do të bëhet një sistem ku legalizimet do të bëhen në varësi të viteve dhe grupimeve. “Kemi diskutuar për legalizimet sepse është një proces i vështirë, janë bërë shumë legalizime afro 300 mijë, janë shumë, por ka akoma edhe një numër 70 mijë që duhet bërë. Por një pjesë e tyre janë problem sa i përket ligjit. Më e drejta është koha e regjistrimit. Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që në 2010 duhet të presë akoma dhe dikush që e ka bërë në 2018 e merr më shpejt. Unë kam 10 vite që pres ndërsa komshiu pesë, dhe ai e merr më shpejt. Nuk funksionon kështu. Do të bëhet një sistem me kritere të qarta me vite dhe njerëzve do t’i thuhet se “prit se jemi akoma tek viti x”, por nuk do të jetë e mundur të bëhen kapërcime në sistem, që ja se “kapa një njeri e ia bëra”, jo nuk do të jetë kështu. Puna vazhdon, legalizime bëhen përditë. Pastaj pjesa tjetër ka të bëjë me faktin që ne jemi duke digjitalizuar të gjitha hartat. Deri tani janë skanuar 54 milionë fletë. Por që të skanohen secila nga ato ka deri në 8 veprime, kështu që llogariteni vetë sa punë e madhe është. Brenda 2027 do të kemi çdo gjë të digjitalizuar, do të jetë me e thjeshtë”, tha Rama.

Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16