Diplomatë europianë e amerikanë pritet të zhvillojnë takime të ngjeshura gjatë muajit janar lidhur me situatën e Ballkanit Perëndimor, e për këtë arsye, këtë muaj do të ketë shumë vizita nga ana e tyre. Axhenda intensive, e raportuar nga mediat në Kosovë, pason tensionet e vazhduara mes Kosovës e Serbisë, të cilat u theksuan akoma edhe më shumë në fundin e vitit të kaluar.