Reperi Kleviol Ahmeti ose siç njihet ndryshe Cllevio u paraqit paraditen e kësaj të mërkure më GJKKO për procesin ndaj Laert Haxhiut. Ndërkohë pas seancës gjyqësore, Kleviol Ahmeti, u pyet edhe në lidhje me qëndrimin e tij për protestat e fundit që janë zhvilluar në Tiranë. Pas pyetjeve, ai nuk ka nguruar të përgjigjet, duke u shprehur pro kryeministrit Edi Rama. “Unë jam me Ramën, jam me bossin”, u shpreh reperi Cllevio në dalje të GJKKO-së.