“Jam informator, mendoja se merrja pjesë në një operacion” ka deklaruar në sallën e gjyqit shqiptari Arben Murto që u kap bashkë me një polic grek duke transportuar 100 kg kanabis me makinën e policisë në Igumenicë. Por pavarësisht deklarimeve të tij, gjykata greke e ka lënë në burg së bashku me policin 41-vjeçar Kostantinos Nakos.