Atmosfera festive per Pashket u ndje ne te gjithe vendin. Besimtaret e Krishtere ne Shkodër, mbremjen e se shtunes moren pjese ne meshen e vigjiljes se Pashkes, udhehequr nga arqipeshkvi Giovanni Peragine i cili u ndal tek rendesia e kesaj feste qw ka njerwzimin Pashka, festa e shpresës dhe ringjalljes, u kremtua edhe në Lezhë. Me qirinj të ndezur në duar, simbol i dritës hyjnore, qindra besimtarë iu bashkuan ritualit fetar të mbrëmjes të së shtunës në Katedralen e “Shën Nikollit”. Mesha e shenjtë e Ringjalljes u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj nate, duke e përshkruar si momentin kur besimi triumfon mbi mëkatin.