Dhjetëra besimtarë myslimanë e pritën me një atmosferë festive përfundimin e muajit të Ramazanit në xhaminë Iljaz Bej Mirahori në Korçë. Menjëherë pas faljes, festa vijoi edhe jashtë ambientit të xhamisë, ku qielli u ndriçua nga fishekzjarret, duke shtuar atmosferën e gëzimit dhe bashkimit mes besimtarëve. Pas një muaji sakrifice, përkushtimi dhe reflektimi shpirtëror, besimtarët myslimanë do të festojnë Fitër Bajramin pranë familjarëve dhe të afërmve, duke ndarë urime me njëri-tjetrin.