Top Channel ka siguruar pamjet e asaj çfarë la shpërthimi i djeshëm në garazhin e pallatit ku jetonte 34-vjeçari Indrit Sadedini. Sasia e lëndës shpërthyese ka qenë e konsiderueshme sa ka prekur edhe pjesën e bordurës së betonit. Ndër të tjera duket edhe kutia e kartonit me të cilën autorët kishin mbuluar pakon me lëndën shpërthyese për atentatin ndaj Sadedinit.