Izraeli është zotuar se do ta eliminojë Yahya Sinwar, udhëheqësin e ri të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Sinwar besohet se ishte arkitekti i sulmit të 7 tetorit në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Emërimi i Sinwarit në krye të Hamasit erdhi pasi javën e kaluar, në Teheran u vra shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh.