Top Channel/ Izraeli vret shefin e shtabit të Xhihadit, u ekzekutua gjatë një sulmi me avion
04/01/2024 21:53

Izraeli po vijon ofensivën në Gaza, duke vrarë të tjetër anëtarë të lartë të Xhihadit islamik Palestinez. Ushtria njoftoi se ekzekutoi shefin e shtabit operativ, Mamdouh Lolo. Sipas idf, ai ishte një nga ndihmësit e udhëheqësve të grupit militant dhe u vra gjatë një sulmi me avion. Aksioni u krye në bashkëpunim me Shin Bet, agjencinë e brendshme të ineligjencës izraelite. Në deklaratën e dhënë ushtria e Izraelit, sipas CNN, pretendoi se Mamdouh Lolo kishte planifikuar dhe drejtuar shumë sulme nga rripi i Gazës kundër civilëve por dhe ushtarëve izraelitë. Ndërkohë nga ana tjetër ushtria paralajmëroi banorët e Gazës që të përdorin rrugën bregdetare dhe jo atë kryesore që lidh pjesën jugore dhe veriore, për shkak të aksioneve që ka intensifikuar akoma dhe më shumë. Bombardimet më të mëdha kanë qenë në zonën jugore Khan Younis, ku të paktën 22 persona humbë jetën sipas ministrisë së shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas. Një paralajmërim kundrejt Tel Avivit zyrtar pati dhe grupi Hesbollahut që paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet pas sulmit ku mbeti I vrarë në Bejrut udhëheqësi I lartë I Hamas, Saleh al-Arouri. Të ndodhur përballë këtij qëndrimi, ministry I mbrojtjes së izraelit kërkoi ndihmën e shteteve të bashkuara për të siguruar kufirin me Libanin dhe që të mos lejojë hapjen e një fronti tjetër lufte. Pamjet: AFP

Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
Top News – Sllovenia, karburant me racion… / Vendi i parë i BE-së që merr masën drastike
24/03 13:01
Top News – AfD ekspozon diplomatët europianë. ‘Sekretet e BE-së po bien në duart e Kremlinit’
24/03 13:00
Top News – Do kontrolloj Hormuzin bashkë me Ajatollahun e ri / Trump do të marrë frenat
24/03 13:00
Top Channel/ Deklaratat e Trump, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton!
24/03 12:12
Top Channel/ Hakerët rusë sulmojnë Serbinë? “Shënjestruan Ministrinë e Mbrojtjes”!
24/03 11:57
Top News – Netanyahu ‘i bëri gropën’ Trumpit / ‘Do hysh në histori për vrasjen e Khameneit’
24/03 11:41
Top Channel/ “JO-ja” në referendum, Melonin “e tradhtoi” gjenerata Z? Por sërish lidere në sondazhe!
24/03 11:25
Top Channel/ Iran “çan” mburojën raketore të Izraelit: 6 të plagosur, “tërbohet” Netanyahu!
24/03 11:24
Top Channel/ Bisedimet me Iranin, “frenon” Shtëpia e Bardhë: Situata “fluide”, s`ka takime formale!
24/03 11:23
Top News – Statusi bërthamor është i pakthyeshëm / Kim Kong un kërcënon Korenë e Jugut: Armiku nr. 1
24/03 11:17
Top News – SHBA do vazhdojë të godasë Iranin / Pauza e Trumpit vlen vetëm për vendet e energjisë
24/03 11:15
Top News – 66 viktima në katastrofën ajrore / Avioni ushtarak u rrëzua gjatë ngritjes, 4 të zhdukur
24/03 11:09
DIGITALB DIGITALB