Top Channel/ Izraeli vret kreun e Hamasit në Liban, goditet dhe Fronti për Çlirimin e Palestinës!
30/09/2024 11:34

Hamasi njoftoi se kreu i degës së tij në Liban është vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jugun e vendit. Sipas njoftimit, Fateh Sherif Abu el-Amin, humbi jetën së bashku me disa pjesëtarë të familjes së tij në banesën e tyre në kampin Al-Bass. Edhe pse bazën e ka në Gaza, ku vazhdon të luftojë me shtetin hebre që prej sulmit të tij të 7 tetorit, Hamasi ka prani edhe në Liban. Si ai, ashtu edhe Hezbollahu, mbështeten e financohen nga Irani. Nga ana tjetër, edhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës njoftoi se tre nga udhëheqësit e tij u vranë në një sulm në qendër të Bejrutit. Sulmi vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore "në shkallë të gjerë" në Jemen, duke syhënjestruar ato që i cilëson "objektiva ushtarake të regjimit terrorist Houthi". Zyrtarët në Liban thonë se 105 persona u vranë vetëm të dielën nga bombardimet, dhe se gati 1 milionë vetë mund të zhvendosen tani. Sipas raporteve izraelite, dhjetëra pozicione dhe depo armësh të Hezbollahut u sulmuan gjatë rifillimit të zjarrit intensiv izraelit në Libanin jugor, ndërsa sipas mediave gjithashtu disa mjekë u vranë.Ushtria izraelite raportoi se disa raketa goditën veriun e Izraelit, por raketat ranë në zona të hapura pa lënduar askënd. Gjithashtu u raportua se një dron u dërgua në drejtim të Izraelit nga Iraku dhe u kap. Libani ka shpallur tre ditë zie kombëtare për të përkujtuar vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Mbështetësit e tij ende nuk mund ta besojnë atë që ndodhi: "Ne kurrë nuk kemi përjetuar diçka të tillë në jetën tonë”, thonë ata: "Bombat tronditën tokën, ishte si dita e gjykimit”. Nasrallahu është heroi i kombit arab, Zoti e mëshiroftë”. Kryeministri në detyrë Nadschib Mikati u bëri thirrje të gjithë libanezëve që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të përqëndrohen në "mbrojtjen e atdheut". Tani është e paqartë se si do të sillet Irani, aleat i Hezbollahut.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25