Top Channel/ Izraeli vijon sulmet, dhjetëra të vrarë në Gazë dhe Liban! Situatë e vështirë
01/11/2024 23:12

Ushtria izraelite ka kryer sulme të reja vdekjeprurëse në Gazë dhe Liban më 1 nëntor, duke vrarë 25 persona në qendër të Rripit të Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën palestineze. Ndërkaq, si pasojë e sulmeve izraelite dhjetëra persona janë vrarë në Liban. Në Gazë, Izraeli tha se ka shënesruar infrastrukturën e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në zonën ku operon grupi dhe sulme janë raportuar edhe në kampin e refugjatëve në Nuseirat, ndërkaq në Liban Izraeli intensifikoi sulmet ajrore ndaj Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Zyrtarët në spitalin Al-Aksa në Gazë thanë se kanë vazhduar të pranojnë trupa të viktimave pas sulmeve ajrore në kampin e Nuseiratit, që nisën gjatë natës. Nga këto sulme janë vrarë 21 persona, përfshirë një foshnje 18-muajshe dhe motra e tij 10-vjeçare. Ndërkaq, sulmet në një shtëpi në Deir al-Bala në Gazë, vranë edhe katër persona, duke bërë që numri i viktimave të arrijë në 25. Që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2023, janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha të premten se 55 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit dhe 196 të tjerë janë plagosur.

Top News – Trump pritet me ceremoni madhështore. Shtrëngim duarsh e përqafime me Xi Jinping
18/11 20:10
Top Channel/ Samiti i tre fuqive, Putin provokon: BE pësoi një rënie poshtëruese
18/11 20:07
Top News – ‘Mos e ngacmoni’ Kremlinin! SHBA i kërkon Evropës, Gjermania reagon keq
18/11 16:35
Top News – Rusi-Ukrainë, 10 operacione humanitare / Zelenski propozon operacione të reja evakuimi
18/11 15:25
Top News – Gjermania ul faturat e energjisë / Redukton taksën, çmim tavan për karburantin
18/11 15:21
Top Channel/ Hulio Iglesias nën hetim penal për abuzime të dyshuara seksuale ndaj këngëtarit
18/11 15:20
Top Channel/ Irani mohon planin për atentat në Greqi, fajëson Izraelin për propagandë
18/11 15:18
Top News – Mbërrin pas 13 vitesh pritje…Fenomeni ‘Grand Theft Auto’, video-loja më e shtrenjtë
18/11 15:17
Top Channel/ AFP: Samiti Trump-Putin-Xi sjell imazhe historike, por jo marrëveshje të mëdha
18/11 15:17
Top News – Krizë e shëndetit mendor te fëmijët / Italia kufizon rrjetet sociale për të miturit
18/11 15:09
Top Channel/ Samiti në Kinë, Xi Jinping thyen traditën: Del e pret personalisht në aeroport Trumpin!
18/11 14:51
Top News – Fruthi kthehet në SHBA pas 26 vitesh / Numër rekord rastesh dhe vdekjesh, nuk vaksinohen
18/11 13:52
Top News – Nderim i rrallë për Donald Trump / Xi Jinping e pret personalisht në pistë, edhe përqafim
18/11 13:51
Top News – ‘Luhatje humori dhe jo mirënjohës’ / Biden kritikon Zelenskin ‘me fjalët e Trumpit’
18/11 13:42
Top News – Ura e krenarisë së Putinit, në fund të detit / Si u zhvillua aksioni i jashtëzakonshëm
18/11 13:39
Top News – Arrin distancën e ‘një dite-dritë’ / Sonda Voyager 1 e NASA-s në një moment historik
18/11 13:34
Top News – Irani kërcënon: Përgjigje shkatërruese / Godet bazat amerikane, ‘nuk do të njohim kufij’
18/11 13:06
Top News – Trump ‘zbarkon’ në Kinë / Putin e Xi Jinping kritikojnë sanksionet e perëndimit
18/11 12:17
Top News – Bombarduesit strategjikë rusë në mision / Putin dërgon një mesazh të fuqishëm në Azi
18/11 12:14
Top News – SHBA nuk është nën sulm! Rubio hedh poshtë shqetësimet për problemet teknologjike
18/11 12:11