Izraeli ka nisur vaksinimin e fëmijeve te grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech. Sipas raportimeve në media, Komisionari për koronavirus, Salman Sarka e ka konsideruar këtë proces si festë për të miturit dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre.