Top Channel/ Izraeli urdhëron evakuime!IDF paralajmëron sulme të reja në jug të Libanit: Ikni nga…
09/05/2026 12:25

Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë rikthyer sërish në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit të shpallur muajin e kaluar. Ushtria izraelite u kërkoi banorëve të disa fshatrave që të evakuohen menjëherë, duke paralajmëruar sulme të reja kundër Hezbollahut. Paralajmërimi vjen pas shkëmbimeve të zjarrit mes dy palëve dhe sulmeve me raketa e dronë të ndërmarra nga grupi i mbështetur nga Irani. Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të më shumë se gjashtë fshatrave në jug të Libanit që të evakuohen menjëherë këtë të shtunë, përpara sulmeve të pritshme kundër Hezbollahut, pavarësisht armëpushimit me Libanin që synon ndalimin e luftimeve. “Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga organizata terroriste Hezbollah, IDF është e detyruar të veprojë me forcë kundër saj”, shkroi në X zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite, duke listuar nëntë fshatra. “Për sigurinë tuaj, duhet të largoheni menjëherë nga shtëpitë tuaja dhe të qëndroni larg fshatrave dhe qyteteve në një distancë jo më pak se 1,000 metra, drejt zonave të hapura”, shtoi ai. Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit në fuqi që prej mesit të prillit, forcat izraelite dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr çdo ditë, kryesisht në jug të Libanit. Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar raketa dhe dronë ndaj bazave ushtarake në Izrael, si hakmarrje për një sulm të fundit ndaj Bejrutit dhe goditjet e vazhdueshme në jug. Autoritetet libaneze raportuan se 11 persona u vranë nga sulmet izraelite në jug të vendit gjatë së premtes.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50