Izraeli i ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohen menjëherë nga Egjipti dhe Jordania duke shtuar kështu frikën se rreziku i përhapjes së konfliktit në rajon, është real. Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit pohoi se tensionet në zonë janë rritur jashtëzakonisht shumë si pasojë e luftës në Gazë.