Dita e sotme në Izraeli nisi me alarmin e disa raketave e dronëve të nisur nga Jemeni, sulmi më i fundit i këtij lloji që shënjestron shtetin hebre. “Një raketë e lëshuar nga Jemeni që kaloi në territorin izraelit u rrëzua”, tha ushtria përmes një deklarate të publikuar në kanalin e saj në Telegram. “Kemi marrë raporte për rënien e pjesëve të saj në zonën Modi në Izraelin qendror dhe jemi duke verifikuar detajet”, nënvizohet më tej në deklaratë.