Në një fjalim televiziv urgjent, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij është “në luftë" me militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës. Deklaratat e kreut te qeverisë hebreje pasuan një sulm në shkallë të gjerë të Hamasit orët e para të ditës së sotme. Netanyahu urdhëroi mobilizimin e rezervistëve dhe u zotua se Hamasi "do të paguante një çmim që nuk e ka njohur deri më tani".