Top Channel/ “Izraeli po bën punën e pisët për ne”, kancelari gjerman tregohet i sinqertë
17/06/2025 22:41

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka folur për mediat gjermane në margjina të samitit të shtatë shteteve më të industrializuara që këtë vit po mbahet në Kanada. “Kjo është puna e ndyrë që Izraeli po e bën për të gjithë ne”, ka thënë Merz në një intervistë për ZDF. “Edhe ne jemi viktima të këtij regjimi. Ky regjim i mullahëve i ka sjellë botës vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai. Merz ka sugjeruar, gjithashtu, se sulmet izraelite në Iran mund të çojnë në rrëzimin e udhëheqësve të Republikës Islamike. “Besoj se sulmet e ditëve të fundit e kanë dobësuar regjimin e mullahëve dhe nuk e shoh që do të mund t’i kthehen forcës së dikurshme, duke e bërë të ardhmen e shtetit më të paqartë”, ka thënë Merz. “Për të qenë i sinqertë, e kam vështirë të imagjinoj se regjimi i mullahëve do t’iu kthehet funksioneve të vjetra. Figura të mëdha të liderëve ushtarakë dhe Gardës Revolucionare Islamike nuk janë më gjallë dhe gjërat nuk do të jenë siç ishin”. I pyetur nëse beson që Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në fushatën ushtarake kundër Iranit, Merz ka thënë se “varet se sa do të jetë gati regjimi i mullahëve për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Nëse jo, atëherë mund të ketë zhvillime të këtij lloji”, ka thënë ai.

Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00