Izraeli ka deklaruar se sulmet ajrore gjatë natës në Bejrut kishin në shënjestër “krahun financiar” të Hezbollahut. Sipas ushtrisë izraelite, janë goditur objektiva të lidhura me al-Qard al-Hasan, një strukturë që sipas tyre financon aktivitetet ushtarake dhe pagesat e grupit. Autoritetet në Liban raportojnë se nga këto sulme kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë.