Top Channel/ Izraeli intensifikon luftimet në Gaza. Biden telefonon i shqetësuar Netanjahun
23/12/2023 22:28

Përgjatë së shtunës, forcat izraelite intensifikuan luftimet kundër militantëve të Hamasit në pjesën veriore të Gazës. Qielli mbi qytetin Jabalia në pjesën veriore të Gazës ishte i mbushur me tym nga bombardimet izraelite, ndërsa banorët e qytetit raportojnë se tanket izraelite kanë depërtuar në brendësi të qytetit. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden bisedoi të shtunën mbi situatën me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu. Aleati kryesor i Izraelit ka vijuar mbështetjen ndaj tij, por ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të viktimave civile dhe krizën humanitare në Gazë. Intensifikimi i luftimeve vjen pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që bën thirrje për dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës, duke mos përfshirë pjesën që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm, një amendament ky i propozuar nga Rusia Në fillim të luftës, Izraeli i ndaloi të gjitha dërgesat e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit në Gazë. Pas trysnisë amerikane, Izraeli lejoi kalimin e ndihmave përmes Egjiptit, ndërsa kjo rezolutë e detyron të mos i pengojë më ndihmat për civilët Sipas zyrtarëve izraelitë, rezoluta bën thirrje gjithashtu që të lirohen të gjitha pengjet izraelite të rrëmbyer nga Hamasi. “Është e rëndësishme të thuhet se në vendimin e OKB-së u miratua kërkesa për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve dhe kërkon trajtimin mjekësor pa pengesa për pengjet e mbajtura nga Hamasi. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare që ta zbatojnë vendimin”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari. Sipas të dhënave të Hamasit, që nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura, gati 20,000 banorë të Gazës janë vrarë gjatë konfliktit 11-javor. Mijëra trupa të tjera njoftohet se kanë ngelur nën rrënoja. Pothuajse të gjithë banorët e Gazës, afro 2.3 milionë, janë zhvendosur. Sakaq, Izraeli thotë se ka humbur në luftime 140 ushtarë që kur nisi operacionin e tij në Gaza. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04